Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 09:16
Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme

Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.

Të hapura do të jenë 8.273 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

(Kosova Sot Online)