Policia del me njoftim për vrasjen në Gjilan

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 09:35
Policia del me njoftim për vrasjen në Gjilan

Për vrasjen në Gjilan, policia ka dalë me raport, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raport thuhet se është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE- Gjilan 16.12.2023-21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”


(Kosova Sot Online)