Arrestohet një person në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 09:53
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Raportohet se një person është arrestuar në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se bashkë me dy persona tjerë e kanë thyer një lokal dhe kanë vjedhur auto-pjesë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 16.12.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me dy persona të tjerë kanë thyer lokalin, dhe kanë vjedhur auto-pjesë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)