Putin: Komenti i Biden-it për planin e Rusisë absolutisht marrëzi

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 11:09
Putin: Komenti i Biden-it për planin e Rusisë absolutisht marrëzi

Pretendimi i presidentit amerikan Joe Biden se Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s nëse fiton luftën në Ukrainë është “marrëzi e plotë”, tha rus presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë aleancën ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti amerikan paralajmëroi në fillim të këtij muaji se nëse Putini fiton luftën në Ukrainë atëherë Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s. Presidenti Biden nuk dha prova të qarta për komentin e tij.

“Kjo është absolutisht e pakuptimtë – dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë,” tha Putin në një intervistë të transmetuar sot nga televizioni shtetëror Rossiya.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo është një përpjekje e Biden për të justifikuar “politikën e tij të gabuar” në lidhje me Rusinë.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, as interes gjeopolitik, as ekonomik, politik e as ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s,” theksoi presidenti rus.

(Kosova Sot Online)