Me çmimin 'Golden Prize' Frigo Deluxe nderohet nga Business Awards Trend 2023

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 10:06
Me çmimin 'Golden Prize' Frigo Deluxe nderohet nga Business Awards Trend 2023

Kompania e njohur e projektimit të kuzhinave, Frigo Deluxe, është shpërblyer me çmimin “Golden Prize”, nga Business Awards Trend 2023 që u organizua në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia e ndarjes së trofeve dhe certifikatave të ekselencës u mbajt të premten e 15 dhjetorit 2023, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Image

 

Frigo Deluxe shquhet si inovator i pashoq në fushën e projektimit të kuzhinave me pajisje profesionale industriale.

“Si përfaqësues i mbi 45 brendeve të njohura botërore të këtij sektorit, synimi ynë është të depërtojmë në zhvillimin e tregut evropian”, tha kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Burim Kuraja, pasi pranoi çmimin prestigjioz.

Ai shtoi se Frigo Deluxe si kompani me përvojë shumëvjeçare, ofron zgjidhje inovative dhe cilësore për nevojat e hoteleve, restoranteve, bareve dhe institucioneve të tjera gastronomike.

“Për ne, Frigo Deluxe është sinonim i cilësisë dhe performancës në botën e kuzhinave profesionale industriale”, u shpreh më tej Kuraja.

Frigo Deluxe është specializuar në Itali për projektimin e kuzhinave industriale profesionale. Trajnimi i vazhdueshëm i stafit profesional nga partnerët italianë bën të mundur që Frigo Deluxe të shquhet edhe në Zvicër, Gjermani, Danimarkë dhe Austri, përveç tregut rajonal.

Image

(Kosova Sot Online)