Këta janë emrat e të arrestuarve për aksidentin tragjik në Prizren

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 14:37
Këta janë emrat e të arrestuarve për aksidentin tragjik në Prizren

Raportohet se tre persona kanë vdekur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi janë goditur nga një veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç është raportuar tre viktimat kanë qenë duke e ndjekur një garë ilegale, kur njëra prej veturave garuese i ka goditur ata.

Tashmë janë arrestuar dy persona, të cilët janë ndaluar. Njëri prej të arrestuarve është Arlind Syla, ndërsa tjetri Irfan Hotin nga fshati Dejnë.

Të rinjtë që vdiqën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.


(Kosova Sot Online)