Gjendet pa shenja jete një person në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 17:50
Gjendet pa shenja jete një person në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll të Prizrenit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar togeri në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi bëri të ditur se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi shëndetësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte R.G., 69-vjeçar nga fshati Muhlan i Suharekës.

(Kosova Sot Online)