Ngjarjet që janë paralajmëruar për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 08:34
Ngjarjet që janë paralajmëruar për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

10:00

Ndërmarrja Publike Banesore bën promovimin hyrjes së 700-të të renovuar. (Zyra e NPB-së, Prishtinë)

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00

Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, organizon ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (MKRS)

14:00

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës zhvillon takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë)

15:30

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, mban konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut)

(Kosova Sot Online)