Kurti: Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i bashkohet Këshillit të Arkitektëve të Evropës

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 10:00
Kurti: Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i bashkohet Këshillit të Arkitektëve të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se Kosova si anëtare vëzhguese bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, që do të kontribuojë në njohuri për të ardhmen e arkitekturës së Kosovës.

“Si anëtare vëzhguese Kosova bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive për të ardhmen e arkitekturës dhe mjedisit evropian të jetesës”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)