A e dini se sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 10:37
A e dini se sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?

Faqja në “Facebook” Integrimi Evropian i Kosovës, ka dhënë sot informata për qytetarët e Kosovës rreth liberalizimit të vizave, duke japur informata se sa  kohë mund të qëndrohet pa vizë në zonën Shengen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Periudha e llogaritjes së 90 ditëve fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore.

(Kosova Sot Online)