Rohde: Liberalizimi i vizave s’është për punë, por për udhëtime

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 11:45
Rohde: Liberalizimi i vizave s’është për punë, por për udhëtime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh i lumtur që kosovarët nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza për turizëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde theksoi se liberalizimi i vizave “nuk është për punë”, por duke thënë se është pqër viza turistike.

“Liberalizimi i vizave do të thotë se kjo është për viza turistike, nuk është për punë. Asgjë nuk ndryshon”, tha ai.

“Ne duam që njerëzit të udhëtojnë me familjet e tyre, të shijojnë Gjermaninë ose vendet e tjera europiane”, tha ai.

“Është për udhëtime dhe takime më të lehta me njerëzit”, tha ai. “Dhe kjo është gjëja kryesore”, shtoi ambasadori.

(Kosova Sot Online)