Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, për këtë duhet normalizim i shpejtë

  • S.A /
  • 18 December 2023 - 12:01
Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, për këtë duhet normalizim i shpejtë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në gjëra të tjera, transmeton "Kosova Sot Online.

Rohde tha se sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike. Ai tha se Kosova “duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare” dhe se në këtë ka mbështetjen e Gjermanisë.

“Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman.

Duke përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës e në NATO, Rohde tha se që kjo të ndodhë, duhet të arrihet normalizimi.

“Por që kjo të ndodhë, sfida e madhe është se si të arrihet normalizimi në një rrugë të shpejtë”, tha ai, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për këtë.

(Kosova Sot Online )