Zgjedhjet në Serbi: Partia e Vuçiqit ka fituar 46.75 përqind të votave, opozita e bashkuar 23.5

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 13:20
Zgjedhjet në Serbi: Partia e Vuçiqit ka fituar 46.75 përqind të votave, opozita e bashkuar 23.5

Komisioni Zgjedhor i Serbisë deri në orën 12:00 shpalli rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në bazë të procesimit të 7904 nga 8273 vendvotime.

Lista zgjedhore e Aleksandër Vuçiqit – Serbia nuk duhet të ndalet ka fituar shumicën absolute rreth 46.75 për qind të votave.

Lista ‘Serbia kundër dhunës’ ka fituar 23,5 për qind të votave, Partia Socialiste e Serbisë – 6,57, lista elektorale Shpresa për Serbinë ka 5,03 për qind, lista “Ne – Zëri i Popullit – Branimir Nestoroviq” – 4,69, dhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Boshko Obradoviq 2,78 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)