Prizren: Arrestohet i dyshuari që doli nga vetura dhe theri me thikë një këmbësor

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 13:50
Prizren: Arrestohet i dyshuari që doli nga vetura dhe theri me thikë një këmbësor

Është arrestuar i dyshuari që e theri me thikë një këmbësor në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë.”

I dyshuari pas një fjalosje ka dalë nga vetura dhe ka therë me thikë një këmbësor që ishte duke e kaluar rrugën.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)