Haxhiu: Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar që t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Kosovë

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 14:19
Haxhiu: Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar që t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se nuk presin reflektim nga Serbia, siç u shpreh ajo, nëse nuk ka presion ndërkombëtar, që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Serbia nuk bashkëpunon me Republikën e Kosovës, pra nuk i dorëzon as kriminelët e luftës, prandaj ne kemi qenë të detyruar që ta përfshijmë gjykimin në mungesë për krime të luftës që së fundi ka nisur që të zbatohet si i tillë, por as ata të cilët në kohë të paqes kryejnë sulme terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

“Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar, apo trysni ndërkombëtare që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, që ishin dje, tregojnë se është një shtet autokratik që nuk kemi shpresa për sa kohë janë të tillë do të mund të reflektojnë. Këtu na duhet mbështetje ndërkombëtare, ndihma dhe presioni mbi Serbinë, që është bërë strehë e kriminelëve dhe e terroristëve”, u shpreh tutje Haxhiu.

(Kosova Sot Online)