“S’kemi alet më të afërt se SHBA”, Abdixhiku mer një dhuratë nga Hovenier

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 14:59
“S’kemi alet më të afërt se SHBA”, Abdixhiku mer një dhuratë nga Hovenier

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku njoftoi se bashkë më Hovenier kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet politike në vend.

Tutje, Abdixhiku ka shkruar se Kosova nuk ka aleat më të afërt se SHBA’të.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit.

Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar.

Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)