Zbulohet arsyeja pse Konjufca u takua me ambasadorin e Bullgarisë

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 16:40
Zbulohet arsyeja pse Konjufca u takua me ambasadorin e Bullgarisë

Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, e ka pritur në takim kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton Kuvendi, “Ata diskutuan për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas”.

“Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Kuvendi njofton se Konjufca “theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj”.

(Kosova Sot Online)