Nga ambasadorja e re e Letonisë Osmani pranon letrat kredenciale

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 16:52
Nga ambasadorja e re e Letonisë Osmani pranon letrat kredenciale

Nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenca njofton se “Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, poashtu edhe teknologji informative e digjitalizim. Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)