Gashi: Rezultatet e Albin Kurtit të tjerët s’i shohin as në ëndërr

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 18:12
Gashi: Rezultatet e Albin Kurtit të tjerët s’i shohin as në ëndërr

Kryeministrit Albin Kurti, i cili në një mbledhje të partisë së tij  tha se rezultatet si ato të qeverisë së udhëhequr prej tij “në vendet e tjera as në ëndërr s’i shohin”, i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi shkroi në Facebook se nëse do t’i shihnin, “do të përfundonin në ankth kolektiv”.

“Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia!I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv”, shkroi Gashi.

“Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)