Kurti viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 18:44
Kurti viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), e kanë vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prezent në takim nga ana e Trustit ishin Kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues.

“Gjatë diskutimit, Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen”.

“Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të shtetit në zyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, që prej pavarësisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)