Begaj e uron Shaip Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 19:11
Begaj e uron Shaip Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.


(Kosova Sot Online)