Kamberi: Beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 19:28
Kamberi: Beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb

Pasi Shaip Kamberi arriti të fitojë edhe një mandat të deputetit, nga zgjedhjet që u mbajtën dje, shqiptarët e Preshevës e kanë zërin e tyre sërish në parlamentin serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

Ai tha se do ta konfrontojë Qeverinë e Serbisë me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve atje.

Reagimi i tij i plotë:

Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme.

Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!


(Kosova Sot Online)