Ulutas: Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 19:40
Ulutas: Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski.

Ulutas ka dekalruar se Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale.

”Duke përfunduar një vizitë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ falënderon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko GJURCHINOVSKI, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe njohuritë e tij. Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. 


(Kosova Sot Online)