LDK del me reagim: Draft statuti i Asociacionit u jep serbëve rregullim autonom

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 20:30
LDK del me reagim: Draft statuti i Asociacionit u jep serbëve rregullim autonom

Në mbledhjen e saj të parë pas zgjedhjeve të brendshme, Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar Qeverisë së Kosovës, përbën qartësisht një rregullim autonom politik dhe territorial të serbëve të Kosovës dhe si i tillë kthehet në një çështje urgjente për trajtim kushtetues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky dokument, që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, mbështetet në Rezolutën 1244 të OKB-së, krijon pushtet të ri në territorin e Kosovës dhe zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me një sistem arbitrazhi”, thuhet në njoftim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se nuk mund të mbështesë asnjë produkt që del jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, jashtë sistemit unitar të shtetit tonë, si dhe jashtë rregullimit territorial të tij.

(Kosova Sot Online)