Paralajmëron Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 21:20
Paralajmëron Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë

Analisti Nexhmendin Spahiu ka paralajmëruar se Kosova mund të bëhet “përshesh” nga një luftë e re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Prej neve varet a po organizojmë ndonjë mbrojtje pak më të mirë apo po i lojmë me na ba llom derisa të merr bota nasihat, edhe të thojnë hajde se i mbytën dhe po i mëshojmë Beogradit”, tha Spahiu.

Këtu, ndërhyri analisti Ilir Mirena, duke e pyetur Spahiun “e ku po mbetë NATO?”.

“NATO nuk ikë, po kur t’na bajnë neve përshesh, ata nëse kanë njet me i mëshu, nuk i mëshojnë menjëherë. Presim nihere qa po bajmë na. NATO rrin këtu, se nuk shpërthen lufta menihere. Për mi mëshu edhe njëherë Beogradit duhet me përgatit opinionin”, tha tutje Spahiu.

Sipas tij, “nëse ndodh skenari i luftës, Beogradi bombardohet”.

(Kosova Sot Online)