Përfshihen nga zjarri dy automjete në Pejë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 08:54
Përfshihen nga zjarri dy automjete në Pejë

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri dje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ato kanë qenë të parkuara në trotuar afër shtëpisë.

Rasti është është në procedurë hetimore.

“Rr. Mbreti Zog- Pejë 18.12.2023-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë përfshirë dy automjetet e tij me targa civile të parkuara në trotuar afër shtëpisë. Njësiti zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)