Reshitaj: Nuk jam e kënaqur me buxhetin që është ndarë për Komunën e Suharekës

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 09:35
Reshitaj: Nuk jam e kënaqur me buxhetin që është ndarë për Komunën e Suharekës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, tha se nuk është e kënaqur me ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reshitaj tutje tha se nuk është e kënaqur me buxhetin që është ndarë për Komunën e Suharekës.

Reshitaj tha se për herë të parë nuk është marrë parasysh asnjë amendament i asnjë deputeti sa i përket Projektligjit për Buxhetin e vitit 2024.

“Nuk jam e kënaqur me buxhetin që është ndarë për Komunën e Suharekës por nuk jam e kënaqur edhe me mosvotimin e asnjë amendamenti të deputetëve brenda këtij buxheti. Unë shembull kam pas amendament për ndërtimin e një çerdheje në Suharekë, e domosdoshme që të realizohet aty duke e pas parasysh edhe pjesën e vet prioriteteve të Qeverisë dhe politikes së arsimit për zhvillim në edukim në fëmijëri të hershme dhe nuk është përkrahur. Janë premtuar shumë çerdhe por janë realizuar deri tani shumë pak. Kjo të bënë të kuptosh ndonjëherë që zhgënjimi është e para që të ndodh pas një votimi të një buxheti që për mendimin tim për disa komuna ka qenë diskriminues, jo i barabartë duke u nisur nga projektet që i kanë dorëzuar ato”, u shpreh Reshitaj.

(Kosova Sot Online)