Viola von Cramon i numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 10:35
Viola von Cramon i numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë

Eurodeputetja Viola von Cramon, ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka listuar disa nga parregullësitë që u kryen në këtë proces, duke thënë se është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së.

Ajo tha se zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”.

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”.

Von Cramon shkroi se “nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”.

“Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”.

(Kosova Sot Online)