Grenell: Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, po e mbështesin Kurtin!

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 11:50
Grenell: Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, po e mbështesin Kurtin!

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka deklaruar se Gjermania është në anën e gabuar të historisë dhe se mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili siç ai deklaroi hodhi poshtë çdo ide të propozuar nga Perëndimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Fatkeqësisht, qeveria gjermane nuk pranoi zgjidhjet për të cilat u pajtuan Thaçi dhe Vuçiq. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, duke mbështetur fashistin Kurtin. Të gjitha vendet në mbarë botën e dënuan Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. “Republikanët dhe Demokratët rrallë pajtohen, por pajtohen se Kurti është problem”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)