Szunyog takon ministrin Aliu, i jep një këshillë

  • S.A /
  • 19 December 2023 - 12:44
Szunyog takon ministrin Aliu, i jep një këshillë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun. Ambasadori tha se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura dhe zotimet në COP28. E këshilloi që t’i jep përparësi zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai në “X”.

(Kosova Sot Online )