"Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?"

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 13:11

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike.

Sipas saj këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike.

Musliu – shoshi ka shtruar pytejen “Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së?”.

“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e JO për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët? Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injoromin në vazhimësi të atyre që dhanë gjithçka pë lirinë tone”, ka shkruar Musliu Shoshi.

(Kosova Sot Online)