Tahiri, VV-së: Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 15:32
Tahiri, VV-së: Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se opozita po shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar reformat e tyre, përcjell “Kosova sot Online”.

Në lidhje me këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri, ka shkuar se “Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita”.

Tutje, Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes siç e quan ai korruptive.

Postimi i plotë:

Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita. Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqeka opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik.

Në vend që t'i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t'i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre.

(Kosova Sot Online)