Erdogan: Biden na premtoi avionë F-16 në këmbim të Suedisë në NATO

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 21:35
Erdogan: Biden na premtoi avionë F-16 në këmbim të Suedisë në NATO

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se homologu i tij amerikan, Joe Biden i ka premtuar se Kongresi Amerikan do të miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-16 Ankarasë pasi parlamentit turk të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Biden tha se, pasi parlamenti turk të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, unë do ta miratoj shitjen e avionëve F-16 përmes Kongresit”, tha Erdogan duke folur me gazetarët ndërsa kthehej në Turqi pas një vizite në Budapest.

”Ka premtime që Suedia na bëri në Vilnius gjatë samitit të NATO-s në korrik. Ne presim që këto premtime të mbahen dhe do ta ndjekim çështjen nga afër”, theksoi presidenti turk.

(Kosova Sot Online)