Ja kush e merr nën kontroll kompleksin 'Rajska Banja' në Banjskë

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 16:28
Ja kush e merr nën kontroll kompleksin 'Rajska Banja' në Banjskë

Kompleksin “Rajska Banja”, e ka marrë nën kontroll Agjencia Kosovare e Privatizimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Me asistencën e Policisë së Kosovës të rajonit të Veriut, kompleksi “Rajska Banja” në fshatin Banjskë nga zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe e kanë marrë nën kontroll.

Ndryshe, që nga 24 shtatori kur ndodhi sulmi terrorist kompleksi “Rajska Banja” nuk ka funksionuar.

(Kosova Sot Online)