Kurti mirëpret në takim shefin e EULEX’it Giovanni Pietro Barbano

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 18:52
Kurti mirëpret në takim shefin e EULEX’it Giovanni Pietro Barbano

Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e ka pritur në takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”.

“Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.


(Kosova Sot Online)