Ministri i Kulturës komenton gjendjen e varrit të Adem Mikullovcit

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 21:21
Ministri i Kulturës komenton gjendjen e varrit të Adem Mikullovcit

Ministri i Kultutrës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka komentuar gjendjen e varrit të aktorit të famshëm dhe ish- deputetit, Adem Mikullovci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai  ka thënë se do të komunikojë me familjen e Mikullovcit dhe do të gjejnë rrugën për ta mirëmbajtur varrin e të ndjerit.

“Pa hyrë në hollësi të cilat edhe nuk i di në këtë moment, ajo që mund t’iu sigurojë se në komunikim me familjen, sepse kjo çështje sa është shtetërore dhe institucionale është edhe private dhe familjare. Ne duhet të komunikojmë me ta dhe ta gjejmë rrugën më të mirë për tu siguruar që Adem Mikullovci aty ku pushon ta ketë edhe trajtimin e duhur në kuptimin e mirëmbajtjes së varrit ku ai pushon, por në këtë moment edhe nuk i di hollësitë e tjera por edhe besoj që kjo është qasja më e mirë, që në bashkëpunim me familjen t’i japim drejtimin e duhur kësaj çështjeje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)