Çeku: Po na akuzojnë se e harruam bashkimin kombëtar

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 22:06
Çeku: Po na akuzojnë se e harruam bashkimin kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është pyetur për deklaratën e kolegut të tij, Liburn Aliut, i cili tha se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Çeku tha se nuk e ka dëgjuar deklaratën, mirëpo e theksoi se është i rëndësishëm edhe konteksti në të cilin është thënë.

Ai tha se Vetëvendosje po kritikohet se e ka harruar projektin e bashkimit kombëtar.

“Fatkeqësisht nuk kom mujt me dëgju ndonëse u problematizu shumë. Kjo është pjesa e shkëputur, tash është e rëndësishme me pa kontekstin, konteksti është shumë i rëndësishëm. Nganjëherë deklaratat janë aq të fuqishme saqë e zbehin edhe rëndësinë e kontekstit, por unë besoj që pa kontekst është vështirë me kuptu saktë se pse e ka thënë dhe në cilin kuptim e ka thënë atë gjë. Së dyti, një nga kritikat më të mëdha që i ka pranuar VV prej që është në qeveri është se e kemi harru projektin e bashkimit kombëtar. Kjo është ëprsërit shumë herë, e keni harru bashkimin kombëtar etj. Dhe unë besoj shumë që një deklaratë e tillë është dhënë në një kontekst të diskutimit për angazhimin për bashkim, se ndryshe skishte se si të fliste për këtë çështje, dhe tash nëse këhstu ka qrnë konteksti pyetja logjike është se si bëhet ndryshe bashkimi kombëtar. Pra nëse VV kritikohet që e paska harru bashkimin kombëtar dhe unë e di që kjo nuk është e vërtetë, dhe vjen një konfirmim në një moment që nuk është ashtu sepse ka një idela më të madh që e tejkalon edhe VV’në që ka të bëjë me bashkimin kombëtar, dhe ujë besoj që në kontekst të atij diksutimi edhe ministri Aliu ka folur përnjë të ardhme të tillë kur të bëhet bashkimi kombëtar”, tha ai.

“Po provoj me kriju analogji, nëse ndodh një ditë bashkimi kombëtar Ksoovë Shqipëri, i bie që edhe Shqipëria nuk do të jetë kjo që është sot”, tha ai.

“Si ndihem unë? Unë jam ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe punoj përditë shumë fortë për ta fuqizuar Republikën e Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)