Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 10:45
Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka bërë të ditur se tashmë është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë në Evropë.

“Tani është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë #PaViza! Telefononi në 080077001 nga ora 9:00 – 15:00 dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth lëvizjes së lirë nga 1 janari 2024.

Pyetjet tuaja, përgjigjet tona – vetëm një telefonatë larg”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të gjitha informatat që ju duhen mund t’i merrni në https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/

(Kosova Sot Online)