Kurti: Nivelin e punësimit e rritëm përmes subvencionimit të bizneseve

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 10:54
Kurti: Nivelin e punësimit e rritëm përmes subvencionimit të bizneseve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më pare, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pari i ekzekutivit tha se janë të përkushtuar në krijimin e një mjedisi të të bërit biznes, që do ta bëjë Kosovën destinacion më tërheqës.

Kurti tutje tha se nivelin e punësimit e rritën përmes subvencionimit të bizneseve.

“Vizioni ynë i politikës industriale është ai i një industrie më të integruar globalisht. Me politikat tona zhvillimore po e rrisim ekonominë e vendit dhe po mbështesim qytetarët, bizneset dhe ndërmarrësit. Qeveria ka mbështetur Fondin Kosovar për garanci kreditore ku kanë përfituar bizneset”, deklaroi Kurti.

“Nivelin e punësimit e rritëm përmes subvencionimit të bizneseve. Ndërkaq, me ndihmën e mërgatës tonë kemi bërë ndërlidhjen e tregut të punës me arsimin profesional. Lidhja midis tregut të punës dhe arsimit profesional është jetik për shoqërinë. Ndërsa, rritjen ekonomike e kemi shpërndarë te qytetarët”, tha kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)