Stoltenberg: KFOR-i është çelës i stabilitetit në Kosovë

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 16:24
Stoltenberg: KFOR-i është çelës i stabilitetit në Kosovë

Në fjalimin për fundvit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se në zhvillimet aktuale në botë nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke thënë se NATO nuk provokon luftë, por për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen, Stoltenberg shtoi se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur.

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”.

Ai tha se KFOR në Kosovë është kyç për paqen jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Dhe vetëm muajin e fundit unë takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”.

(Kosova Sot Online)