Gjendet një armë në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve në Merdare

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 16:39
Gjendet një armë në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve në Merdare

Në pikëkalimin kufitar në Merdare, zyrtarët policorë bashkë me ata të doganës, gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi, kanë gjetur një revole me gas, e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, autobusi ishte i një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë.

“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.

Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse””, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)