Musliu: Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 16:50
Musliu: Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se rasti i Banjskës mund të përsëritet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është një nga rastet e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë së shtetit të Kosovës dhe ky rast ende vazhdon në mënyra të veta të paraqesë rrezik për vendin tonë”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Krahas sigurisë kombëtare, deputetja Musliu tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente edhe për çështje të tjera.

“Falë angazhimit dhe punës të pandalshme profesionale të AKI-së, tashmë  në Kosovë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë iu është dhënë epilog natyrës së rasteve që cenuan sigurinë kombëtare në muajt e fundit”, ka thënë Musliu.

(Kosova Sot Online)