Kurti: Rezultatet e testit PISA në vendin tonë tregojnë se ka ende shumë punë për tu bërë

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 17:15
Kurti: Rezultatet e testit PISA në vendin tonë tregojnë se ka ende shumë punë për tu bërë

Rezultatet e testit PISA në vendin tonë tregojnë se ka ende shumë punë për tu bërë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se po punojnë në reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Në konferencën për Rini 2023 “Fuqizo, Shërbe, Angazho”, të organziuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se sukseset e rinisë sonë në film, art, sport, biznes e teknologji janë përtej të zakonshmes, derisa shtoi se  roli i shtetit është ta përcjell talentin dhe potencialin  me mbështetjen direkte.

Kurti potencoi se po punojnë në reformimin e sistemit arsimor. Ai tha se në fillim të vitit 2021 ishit të punësuar mbi 28 mijë të rinj, ndërkaq deri në korrik të vitit 2023, numri i të punësuarve ka arritur në mbi 60 mijë.

Kurti tha se përmes platformës Super Puna janë punësuar rreth 9 mijë të rinj në mbi 6 mijë biznese të ndryshme.

Kurti theksoi se nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë si Qeveri se sa të përgatisim gjeneratën e ardhshme për zhvillim e për udhëheqje të vendit tonë.

(Kosova Sot Online)