Kjo ambasadë i bashkohet fushatës për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 19:35
Kjo ambasadë i bashkohet fushatës për liberalizimin e vizave për Kosovën

Fushatës zyrtare informative për liberalizimin e vizave  për Kosovën, i është bashkuar Ambasada e Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rode, ka shkruar në “X” për këtë aktivitet.

“Duke shtuar një prekje festive, ne ndamë informacionin “Si të udhëtosh pas viza” mbi çokollata, duke përhapur ëmbëlsi në Graçanicë dhe Prishtinë!”, ka shkruar ambasadori.

Fushata informuese do të vazhdojë ende edhe pas janarit.

Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar vendimin për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendëve të Migrimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha para kabinetit qeveritar se ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot Online)