Shaip Kamberi: Këto ishin zgjedhjet më të vështira, në dy lista morëm 17 mijë vota

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 20:13
Shaip Kamberi: Këto ishin zgjedhjet më të vështira, në dy lista morëm 17 mijë vota

Në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garuan me dy lista. Mandatin e deputetit ka arritur që ta ruajë shqiptari, Shaip Kamberi.

Kamberi u shpreh se sistemi zgjedhor në Serbi është kompleks dhe se fitorja e mandatitit të deputetin nuk ishte aq i thjeshtë, megjithatë në dy lista ka arritur të sigurojë 17 mijë vota

Deklarata e tij: “Mund të themi se ishin zgjedhje të vështira edhe për faktin se në tre vitet e e fundit tre herë po mbahen zgjehdjet e jashtëzakonshme në Serbi dhe kjo dëshmon lodhjen e elektoratit tonë dhe emigrimi që ka bërë të vetën.

Megjithatë pavarësisht mundimeve dhe sfidave kemi votat e mjaftueshme që të bindimin elektoratin tonë pra për të siguruar minimum një mandati.

Kur merren statistikat, ata flasin dhe dalja në këto zgjedhje është më e madhe se ajo e vitit që kaloj, edhe pse qëllimi jonë ishte dy mandate, por rrethanat që u mbajtën zgjedhjet dhe rrethanat e përgjithshme bënë që ne të kishim vetëm një mandat.

Sistemi zgjedhor në Serbi është kompleks dhe nuk është aq e thjeshtë, pasi nuk varet mandatet apo nga fakti a bashkohen shqiptarët apo jo, varet në radhë të parë nga numri i zgjedhjeve të përgjithshme, listat me votat e vlefshme dhe të pavlefshme dhe votat e nevojshme për një deputet.

13800 vota sa ka marrë lista jonë në raport me 3500 që ka marrë lista tjetër dhe është përgjigjja e duhur që ka dhënë elektorati shqiptar. Kur merren statistikat ata flasin dhe dalja në këto zgjedhje është më e madhe se ajo e vitit që kaloi.

Zoti Kurti ka qenë i përfshirë për të unifikuar faktorin politik shqiptar që të dali me një listë, nuk ka arritur nga fakti pasi një pjesë e subjekteve kanë bojkotuar takimin me të.

(Kosova Sot Online)