DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga dialogu

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 20:45
DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga dialogu

Departamenti amerikan i Shtetit edhe njëherë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga dialogu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një zëdhënës i DASh-it ka potencuar se palët duhet të angazhohen “seriozisht dhe urgjentisht” në dialog.

Ky zëdhënës për gazetën serbe që operon në ShBA “The Pavlovic Today” ka nënvizuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë për këtë: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thanë nga DASh-i.

“Ne përsërisim thirrjet tona për të dyja vendet që të angazhohen seriozisht dhe urgjentisht drejt këtij qëllimi dhe të zbatojnë plotësisht të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut, të cilat përfshijnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

(Kosova Sot Online)