Janjiq: Forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 21:10
Janjiq: Forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës

Analisti serb Dushan Janjiq ka deklaruar se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi nga Serbia mund të vijë lufta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai  tha se tashmë NATO  duhet të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë ende familjarë me luftërat e viteve ’90, ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kjo varet nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Tani është koha që NATO të thotë “njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n”. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi”, tha analisti serb.

(Kosova Sot Online)