Moti sot në Kosovë i vranët dhe me diell, temperaturat deri 12 gradë

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 08:15
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me diell, temperaturat deri 12 gradë

Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

(Kosova Sot Online)