Kanoset një polic në Mitrovicën e veriut, një person deshi ta godasë me veturë

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 08:34
Kanoset një polic në Mitrovicën e veriut, një person deshi ta godasë me veturë

Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se deri sa ishte në kryerje të detyrës është kanosur nga një person i panjohur.

Sipas policisë, ky person ka tentuar që ta godasë me veturë dhe se gjatë tentimit ai e ka goditur veturën e policisë.

Policia ka njoftuar se rast është në hetime.

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)