Kosova e Shqipëria kontraktojnë një kompani për ndërtimin e një rruge të përbashkët

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 09:39
Kosova e Shqipëria kontraktojnë një kompani për ndërtimin e një rruge të përbashkët

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, ka publikuar një dokument, ku shihet një vendim i ministrisë së Infrastrukturës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Majko ka njoftuar se autoriteti kontraktues i Qeverisë së Kosovës, ka miratuar në zbatim të Marrëveshjes Dypalëshë, kompaninë që do të ndërtojnë rrugën lidhëse Kosovë-Shqipëri.

“Kjo është rruga Kërstec – Pakishtë – Zapod (Kukës)… Mbarësi”, ka shkruar ndër të tjera Majko.

(Kosova Sot Online)